Sport

Gjithçka e kryer, Bayern Munich transferon Mane nga Liverpool, zbulohen detajet e marrëveshjes

Sadio Mané po përgatitet të bëhet lojtar i Bayern Munich

17 Qershor 2022, 16:52 Nga DOSJA

Gjithçka e kryer, Bayern Munich transferon Mane nga Liverpool, zbulohen

GJERMANI- Sadio Mané po përgatitet të bëhet lojtar i Bayern Munich. Dy skuadrat kanë arritur marrëveshjen sot.Sipas së përditshmes GOAL, marrëveshja bazohet në një pjesë fikse prej 32 milionë eurosh, plus 6 bonuse të lidhura me pjesëmarrjen dhe 3 të lidhura me objektivat e klubit. Gjithsej: 41 milionë euro.

Në ditët në vijim, senegalezi pritet në Munich për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës me Bayernin, para se të nisë një aventurë të re në karrierë, e para në Gjermani.

Me ardhjen e Nunezit, hierarkitë në sulmin e Klopp janë të destinuara të rishkruhen. Mané i thotë lamtumirë pas 6 vitesh, gati për të përforcuar sulmin e Bayern Munich, duke pritur të dijë nëse do të jetë në një repart me Robert Lewandowskin.

E.Ç (Dosja.al)

mane

Sondazh

Poll