Sport

‘Zonja e Vjetër” ultimatum Di Marias, pret përgjigje... Barça ndjek ngjarjet

Juventusi i ka bërë një ofertë të fundit sulmuesit argjentinas. 'Fideo' është ende një 'plan B' për katalanasit në rast se nënshkrimi i Raphinhas nuk arrihet.

17 Qershor 2022, 16:36 Nga DOSJA
‘Zonja e Vjetër” ultimatum Di Marias, pret përgjigje...

SPANJE - E ardhmja e Di Marías mund të vendoset në ditët në vijim. Kontrata e 'Fideos' përfundon më 30 qershor me PSG-në dhe nuk do të vazhdojë në skuadrën pariziene. 

Juventusi ka qenë pas tij prej javësh. Por argjentinasi hodhi poshtë propozimin e parë, i cili përfshinte një kontratë dyvjeçare. Sipas gazetarit Di Marzio, ‘Zonja e Vjetër’ ka bërë një hap përpara.

Klubi torinez e ka përshtatur ofertën sipas kërkesës së argjentinasit: Një sezon, plus një tjetër opsional dhe një përmirësim të lehtë në shpërblimet e tij. Di María, me sa duket, dëshiron të nënshkruajë për një vit dhe të zotërojë të ardhmen e tij në vitin 2023. Sigurisht, klubi italian i ka kërkuar argjentinasit që të japë një përgjigje para fundit të kësaj fundjave.

Ndërkohë, edhe Barcelona i ndjek pritshmëritë. Në rast se operacioni për Raphinhan nuk jep fryte, sekretariati teknik i klubit katalan e konsideron Di Marían një mundësi të madhe tregu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll