Sport

Ester Expósito flet për ‘lidhjen e saj’ me madrilenin Vinicius Jr: “Fake News!”

Modelja ka konfirmuar se bëhet fjalë për një lajm të rremë. Ajo kërkon që mediat t’i japin fund kësaj thashethemeje

17 Qershor 2022, 16:04 Nga DOSJA
Ester Expósito flet për ‘lidhjen e saj’ me madrilenin

SPANJE - Disa media, duke përfshirë edhe ‘Yasss’, lëshuan një bombë informative në fillim të kësaj jave: Ester Expósito mund të ketë diçka me Vinicius Jr., lojtarin e Real Madridit, pavarësisht faktit, se ajo është në lidhje me të prej disa muajsh me aktorin uruguajan Nicolas Furtado. 

Për të nuk ka qenë shumë e ndërlikuar për ta mohuar këtë thashethem: ajo ka publikuar një histori në Instagramin e saj me shprehjen 'Fake News ', një mesazh shumë i drejtpërdrejtë, që e bën të qartë se nuk dëshiron që mediat ta lidhin sërish me futbollistin. Duket qartë se ajo është shumë e mërzitur, pasi ky informacion mund të kishte ndikuar në jetën e saj private, duke patur një lidhje me Nicolás.

Pse lindën këto thashetheme? Sepse lojtari i Madridit komentoi në një fotografi të Esterit javën e kaluar. Kjo fotografi është bërë në Miami, i njëjti qytet ku ishte Vinicius Jr. në atë kohë. Prej aty u krijua një 'top i madh', që përfundoi në lidhje të supozuar me këta dy persona, të cilët sado që ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, nuk kanë ndërmend të krijojnë një lidhje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll