Sport

E pazakontë! Pas dy muajsh, Queiroz mund të rikthehet në krye të ‘Faraonëve’

Është një rast i pazakontë, por dy muaj pas largimit nga kombëtarja e Egjiptit, trajneri portugez është rikthyer në listën e preferencave për të plotësuar vendin vakant.

17 Qershor 2022, 17:12 Nga DOSJA
E pazakontë! Pas dy muajsh, Queiroz mund të rikthehet në krye
Ish-trajneri portugez Carlos Queiroz

EGJIPT - Trajneri Ehab Galal, pasardhësi i Queiroz, u shkarkua të enjten e kaluar dhe sot, të premten, Hazem Emam, kreu i Federatës Egjiptiane të Futbollit, zbuloi se portugezi mund të rikthehet.

“Kam shumë respekt për Carlos Queiroz dhe punën që ai bëri me kombëtaren e Egjiptit. E di që tifozët e kritikuan për qasjen e tij mbrojtëse, por ishte e vështirë të luhej ashtu siç donin. Nuk kam folur me Queiroz që kur u largua nga kombëtarja, por ai është një nga kandidatët kryesorë për trajner të Egjiptit. Nuk do t'i zbuloj emrat e kandidatëve të tjerë sepse jemi ende në negociata”,- tha ai në një konferencë për shtyp, deklarata të riprodhuara nga Mbreti Fut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll