Politike

Basha mesazh të prerë nga Tepelena: Të ndalim një orë e më parë projektin e zi të Ramës, përzuri 300 mijë shqiptarë

27 Korrik 2019, 18:44 Nga DOSJA
Basha mesazh të prerë nga Tepelena: Të ndalim një orë e

TEPELENË- Kreu i opozitës, Lulzim Basha  nga Tepelena solli në vëmendje mashtrimin e Edi Ramës përmes premtimeve të pambajtura. Zoti Basha tha se Rama erdhi në pushtet duke premtuar mirëqeverisje, por solli varfërim.

Rama premtoi shëndetesine falas për shqiptarët, por sot shqiptarët paguajnë më shumë se kurrë për shëndetësinë, sepse ai ua dha shëndetësinë me koncesion oligarkëve.-u shpreh Basha. Rama premtoi shëndetësinë falas, por shqiptarët sot duhet të të paguajnë shtrenjtë në spitalet e shtrenjta private që sot kontrollohen të gjitha nga një-dy persona në të gjithë Shqipërinë.”

Lideri i opozitës vuri në dukje se shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se europianët për ilaçe të skaduara apo fallco që nuk japin efekt, megjithëse Rama premtoi ilaçe të lira e të sigurta. Njësoj, Rama mashtroi shqiptarët për punësimin. “Premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri nga vendi më shumë se 300 mijë shqiptarë.”- tha zoti Basha në Tepelenë, ku vuri në dukje se në vend të premtimit për uljen e taksave, Rama i rriti ato për më të varfërit dhe i uli  për të pasurit, duke favorizuar oligarkët dhe duke falimentuar tregtarët e vegjël.

“Sot kriza ekonomike, është problem numër 1 për çdo familje shqiptare, ndaj dhe prioriteti numër 1 për ne demokratët është t’i japim zgjidhje problemeve jetike për çdo shqiptar. Ta bëjmë këtë një orë e më parë dhe të ndalim zbrazjen e vendit, spastrimin e Shqipërisë nga shqiptarët e ndershëm, projektin më të zi të Edi Ramës.”– theksoi në Tepelenë kreu i opozitës.

Po ashtu lideri demokrat u ndal edhe në Këlcyrë, ku vuri në dukje faktin se Edi Rama ka detyruar investitorët e huaj të largohen nga vendi, në mënyrë që të mbrojë grabitjet e klientëve të tij. “Nën regjimin e Edi Ramës Shqipëria është njësoj si Koreja e Veriut, nuk ka asnjë investim të ri të huaj në gjashtë vitet e fundit. – tha Basha. – Pa investime të huaja nuk ka punësim, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie.”– vuri në dukje kryedemokrati.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne tepelene edi rama kriza politike lulzim basha basha ne tepelene edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll