Politike

Pas shkarkimit si ministre, Rama e largoi dhe nga posti partiak, Lindita Nikolla shfaqet e ngrysur pas Asamblesë Socialiste (FO

27 Korrik 2019, 16:39 Nga DOSJA

TIRANË- Pak muaj më parë u shkarkua nga pozicioni i ministres së Arsimit nga vetë Kryeministri Rama.

Edhe pse mbajti gjithë presionin dhe akuzat e studentëve ndaj saj, thuhej se vetë Nikolla kishte paraqitur dorëheqjen te Rama, por ky i fundit kishte skenar tjetër, që të shkarkonte në Asamblenë e Partisë Socialiste disa nga ministrat e kabinetit të tij, ku bënte pjesë edhe Nikolla.

Lindita Nikolla dhe Edi Rama pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste,pak ditë më parë

Në mbledhjen e fundit, Nikolla u shkarkua edhe si koordinatore për Lezhën, duke ia lënë këtë vend ministrit të Brendshëm ,Sandër Lleshaj, i cili tashmë ka një pozicion të qartë partiak. Me sa duket, ky fakt nuk e ka lënë indiferente zonjën Nikolla, e cila, siç duket edhe nga fotoja, nuk e fsheh dot trishtimin që ia morën edhe këtë detyrë.

Pak ditë më parë u mblodh Asambleja e PS. Kryeministri Edi Rama bëri ndryshime në struktura, duke larguar Ditmir Bushatin, Blerina Gjylametin dhe Lindita Nikollën. Kryesocialisti paralajmëroi të tijët se nëse nuk punojnë do të përjashtohen nga partia. Rama ftoi edhe njëherë opozitën për reformën zgjedhore, duke theksuar se ajo në drejtësi nuk negociohet.

Marrë nga Panorama

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike asambleja kombetare e ps edi rama lindita nikolla shkarkimi i nikolles asambleja kombetare e ps edi rama lindita nikolla shkarkimi i nikolles

Sondazh

Poll