Politike

Basha s’ndalet, kërcënon anëtarët e KQZ nga Përmeti: Pasi i shërbyen Ramës, i pret burgu

27 Korrik 2019, 15:40 Nga DOSJA
Basha s’ndalet, kërcënon anëtarët e KQZ nga

PËRMET- Kreu i opozitës, Lulzim Basha, duke i konsideruar nul farsën e 30 Qershorit, e cilësoi atë një masakër të Kushtetutës, të ligjit dhe të standardeve. “Farsa e 30 Qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës për të pushtuar pushtetin vendor, për të shkatërruar KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve, përfshi Kolegjin Zgjedhor.”- tha kreu i opozitës gjatë një takimi me strukturat e PD në Përmet.

Lideri i opozitës shprehu vendosmërinë për të nxjerrë para përgjegjësisë këdo që ka dhunuar Kushtetutën dhe ligjin në 30 Qershor.

Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, me në krye ikonat e hajdutërisë dhe paligjshmërisë si Denarbibat që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale. Burgu i pret dhe nuk ka bandit e Bablok t’i shpëtojë.”– u shpreh Basha në Përmet.

Kreu i opozitës tha se detyra kryesore e Partisë Demokratike është t’i përgjigjet mesazhit të 30 Qershorit, refuzimit të Edi Ramës nga 85 përqind e shqiptarëve dhe thirrjes së tyre për ndryshim.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne permet edi rama lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 basha ne permet edi rama lulzim basha zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll