Politike

Paketa anti-shpifje, Vokshi: Organizatat ndërkombëtare të medias kërkojnë rrëzimin e saj

27 Korrik 2019, 11:52 Nga DOSJA
Paketa anti-shpifje, Vokshi: Organizatat ndërkombëtare të medias

TIRANË- Ish-depuetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka reaguar sërish në lidhje me paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Vokshi në një reagim në Facebook, shkruan se organizatat ndërkombëtare kërkojnë rrëzimin e saj.

Organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit i përgjigjen shqetësimeve të ngritura në letrën e PD si dhe deklaratën e 10 organizatave shqiptare, kundër ligjeve të censurës. Në thirrjen e tyre, drejtuar Parlamentit, ata kërkojnë rrëzimin e ligjeve për kontrollin e medias online”, shkruan Vokshi.

POSTIMI I PLOTË

Organizatat Ndërkombëtare thirrje parlamentit të rrëzojë ligjet e censurës: Janë ligje si të ardhura nga kozmosi…, nuk gjenden askund në botë. Organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit i përgjigjen shqetësimeve të ngritura në letrën e PD si dhe deklaratën e 10 organizatave shqiptare, kundër ligjeve të censurës. Në thirrjen e tyre, drejtuar Parlamentit, ata kërkojnë rrëzimin e ligjeve për kontrollin e medias online.

Qëndra Europiane për Lirinë e Medias, Reporterët pa Kufij, “Artikulli 19” dhe Organizata e Medias së Europës Juglindore, në deklaratën për shtyp, të shpërndarë edhe në kancelaritë europiane theksojnë shqetësimin, se ligjet e Edi Ramës janë në kundërshtim të hapur me lirinë e medias dhe të drejtën për informim.

Të dyja ligjet e propozuara janë në kundërshti me praktikën ndërkombëtare dhe me mekanizmat vetë-rregullues të medias online. Draftet e qeverisë legjitimojnë censurën dhe parashikohet të zbatohen përmes dy bordeve të censurës: AMA dhe AKEP, thuhet në reagimin e 4 organizatave mediatike.

“Këto ligje janë hartuar në ilegalitet, pa procedurë transparente dhe pa përfshirjen e përfaqësuesve të medias, një kërkesë e theksuar në takimin me Kryeministrin Rama, gjatë misionit faktmbledhës për lirinë e shtypit në Shqipëri”- nënvizohet ndër të tjera në deklaratë.

Në cilësinë e ish Kryetares së Komisionit Parlamentar të Medias dhe në emër të Partisë Demokratike falenderoj 4 organizatat ndërkombëtare dhe shoqatat e medias në Shqipëri për reagimin dhe i ftoj të forcojmë barrikadën në rezistencë për lirinë e medias.

820 mijë euro do të jetë gjoba për gazetarët, nëse i prishin Qeverisë foletë e korrupsionit. Cili gazetar do të mund ta paguante “penalltinë” e qeverisë?! #RezistencëpërLirinëeShtypit??? #ECPMF #RSF EU-Balcans #Artikulli 19 #SEEMOFree_Media Shënim: Më poshte linku i deklaratës së 4 organizatave ndërkombëtare të lirisë së medias. https://ecpmf.eu/…/call-f…/no-to-albania-anti-defamation-law

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje” e cila do të kalojë në Kuvend në muajin shtator. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi ligji kunder medias mbyllja e gojes se mediave paketa antishpifje albana vokshi ligji kunder medias mbyllja e gojes se mediave paketa antishpifje

Sondazh

Poll