‘Garda e Vjetër të rikthehet’/ Duma mbron Bashën, paralajmëron Ristanin: Koha për kosto! Sakrificat shpërblehen
27 Korrik 2019, 17:14Nga DOSJA
Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, i është përgjigjur ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, i cili një ditë më parë e quajti një gabim të rëndë vendimin e opozitës për të djegur mandatet. (Lexo këtu)
E ftuar në emisionin “Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa, në News 24, ish-deputetja Duma është shprehur se ky nuk është momenti për të matur suksesin e aksionit opozitar.
Lidhur me vendimin për djegien e mandateve, Duma iu kthye Ristanit, duke i thënë se sakrificat ekstreme shpërblehen. Më tej, ajo paralajmëroi se ka ardhur kjo që t’i jepen kosto klasës së brendshme të partisë.
“Ky nuk është momenti për të matur suksesin e aksionit opozitar. Sakrificat ekstreme shpërblehen. Sa më i madh risku dhe sakrifica, aq më i madh është shpërblimi. Opozita e ka zbutur revoltën qytetare dhe qytetarët sot janë aksionerë të protestave të tyre. Është investuar shumë në këtë vend. Ka ardhur koha për t’i dhënë kostot klasës së brendshme”, ka deklaruar ish-deputetja Duma.
Ku ka gabuar opozita?
Sa i përket përmirësimeve janë debate konstruktive. Opozita nuk i bën keq njeriu. Cdo individ duhet të kuptojë se pa politikë nuk ka çfarë bën. Opozita ka bërë shkëlqyer kartën denoncuese, kartën e transparencës, aksionin opozitar. Paralelisht me këtë, ajo ndërton kartën për ardhjen në pushtet. Duhet folur për gabime për ata që janë në pushtet. Ka plot vende ku opozita nuk bën maksimumin. Kjo nuk është etapa për ta matur këtë, do vijë etapa për ta matur këtë që po bën.
TIRANË- Pak muaj më parë u shkarkua nga pozicioni i ministres së Arsimit nga vetë Kryeministri Rama.Edhe pse mbajti gjithë presionin dhe akuzat e studentëv...
PËRMET- Kreu i opozitës, Lulzim Basha, duke i konsideruar nul farsën e 30 Qershorit, e cilësoi atë një masakër të Kushtetutës, të ligjit dhe të standardeve...
TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar në strudion e lajmeve të Fax news, ku ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, të cilin partia e...
TIRANË- Ish-depuetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka reaguar sërish në lidhje me paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Vokshi në një reagi...
TIRANË- Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka miratuar sot tabelën përfundimtare të rezultateve për zgjedhjet e 30 qershorit. Rezultati përfundimtar i zgjedhjev...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka zgjedhur që artistëve që janë kundër shembjes së godinës tu përgjigjet me fjalët e kolegëve të tyre. Pas përdorimit të fja...
Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e tre ligjeve dhe kthimin e një ligji për rishqyrtim në Kuvend.Presidenca njofton se presidenti Met...
Tiranë- Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar së fundmi se do të rikthehet në PS kur ajo të jetë në opozitë, ku sipas tij gjithë të tjetër do të fi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se nuk ndalet në “luftën” e tij me artistët për Teatrin Kombëtar. Sot Rama ka postuar një deklaratë te aktorit të njohu...