Politike

Çuditë e 30 qershorit, Kujtim Gjuzi me ‘bisht në shalë’ zero vota në rang vendi

27 Korrik 2019, 10:31 Nga DOSJA
Çuditë e 30 qershorit, Kujtim Gjuzi me ‘bisht në

TIRANË- Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka miratuar sot tabelën përfundimtare të rezultateve për zgjedhjet e 30 qershorit. Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve ka dalë 27 ditë pas zgjedhjeve dhe ka disa “çudira”.

Ende KQZ, nuk ka publikuar të dhëna të plota, pasi në 383 qendra votimi mungojnë statistika për ndarjen gjinore. Po ashtu çudia e radhës është se Partia e Kujtim Gjuzit ka marrë 0 vota.

Nuk dihet ende se pse ka dalë ky rezultat, por vet kreu i Konservatorëve në një bisedë telefonike me Dosja.al në datën 30 qershor pohoi se ai kishte shkuar në votime dhe bashkë me të dhe strukturat.

Dyshimet janë që Gjuzi nuk ka votuar për veten, ose vota e tij mund të jetë tjetërsuar gjatë numërimit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kujtim gjuzi partia konservatore rezultatet e 30 qershorit zgjedhjet e 30 qershorit 2019 kujtim gjuzi partia konservatore rezultatet e 30 qershorit zgjedhjet e 30 qershorit 2019

Sondazh

Poll