Politike

Rama del ‘blof’ dhe me Ndriçim Xhepën, deklarata e aktorit që përgënjeshtron Kryeministrin (VD)

27 Korrik 2019, 10:13 Nga DOSJA
Rama del ‘blof’ dhe me Ndriçim Xhepën, deklarata e

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka zgjedhur që artistëve që janë kundër shembjes së godinës tu përgjigjet me fjalët e kolegëve të tyre. Pas përdorimit të fjalëve të Raimonda Bulkut, e cila e përgënjeshtroi, numri një i qeverisë sot publikoi një citim nga Ndriçim Xhepa.

Kryeminsitri e quajti Xhepën dhe “demokrat i orëve të para” dhe shtonte se as ky aktor nuk donte që të luante në atë godinë “që gabimisht është Teatër Kombëtar”. Por teksa Rama shprehet se Xhepa do që Teatri të shembet, ky i fundit në një reagim në një studio televiziv ka thënë se  ai nuk do preferonte kurrë që teatri të ndërtohej me kulla dhe poshtë kullave.

Do të ishte e mundshme që të kalonim në një godinë të re, kam qenë që në atë kohë dhe sot e gjithë ditën. Por me thënë të drejtën kulla bashkë me Teatër kurrë nuk më ka pëlqyer dhe nuk më ka joshur asnjëherë. Por thjesht në duhet të bazohemi tek logjika që të gjitbë kryeqytetet e Evropës godinat nacionale i janë më vete me një elegancë”, ka qenë kjo deklarata e Xhepës.

Por ky nuk është ‘blofi’ i parë i Ramës me deklaratat e artistëve. Pak ditë më parë teksa përdori fjalët e Raimonda Bulkut, Kryeminsitri u përgënjeshtrua nga vet aktorja, e cila në një reagim tha se nuk do që Teatri të shembet. Ndërkohë tek oborri i Teatrit vijon rezistenca, ku Aleanca nënshkroi dhe një marrëveshje me PD për ruajtjen e godinës ekzistuese. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin special që i hap rrugën shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ndricim xhepa ngujimi tek teatri protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar edi rama ndricim xhepa ngujimi tek teatri protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll