Aktualitet

I vuri tritol objektit në ndërtim te Rana e Hedhun, dënohet me 4 vite autori

Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetem 4 vite në qeli.

17 Qershor 2022, 09:25 Nga A.B
I vuri tritol objektit në ndërtim te Rana e Hedhun, dënohet me 4
Gjykata e Lezhes

LEZHË- Erald Pajtani është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Lezhës. I riu nga Fushë-Kruja, akuzohet se në bashkëpunim me një person tjetër në muajin nëntor të vitit 2020 vendosen një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, në pronësi të Liman Gjokës.

Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetem 4 vite në qeli.

Pajtani u gjet fajtor për veprat penale, "Mbajtja pa leje dhe Prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ si dhe ‘Shkatërrim i Pronës me Eksploziv’.

Erald Pajtani dhe Angli Stafuka u arrestua me 31 dhjetor nga Policia pasi dyshohet si i  dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në kolonat e objektit në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka. Lënda plasëse u vendos për të disatën herë më 19 nëntor por fatmirësisht solli vetëm dëme materiale. 

liman gjoka erald pajtani lezhe

Sondazh

Poll