Aktualitet

Zjarr në spitalin e Sarandës, flakët shkrumbojnë sallën e pajisjeve radiologjike

Përfshihet nga flakët salla e pajisjeve radiologjike në Sarandë. Shkak dyshohet të jetë bërë shkëndija elektrike.

17 Qershor 2022, 09:15 Nga A.B
Zjarr në spitalin e Sarandës, flakët shkrumbojnë sallën
Ambulance

SARANDË- Zjarr brenda sallës së pajisjeve radiologjike në spitalin e Sarandës. Policia informon se zjarri nisi mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në sallën e pajisjeve. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, e cila është përhapur në të gjithë sallën. Fatmirësisht, nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne spitalin e sarandes sarande

Sondazh

Poll