Aktualitet

VD-Fundoset makina në rezervuarin e Çerkezës, kërkohet ndihmë nga polumbarët e RENEA-s

Fundoset makina në rezervuarin e Çerkezës. Policia, forcat zjarrëfikëse dhe polumbarët e RENEA-s janë në vendngjarje.

17 Qershor 2022, 08:26 Nga A.B

VD-Fundoset makina në rezervuarin e Çerkezës, kërkohet

TIRANË- Një makinë është zhytur mëngjesin e sotëm në rezervuarin e Çerkezës. Mjeti është e zhytur tërësisht në ujë në distancën 20 metra nga diga duke e bërë të pamundur lëvizjen e saj pa ndihmë të specializuar. Policia bën të ditur se janë lajmëruar në orën 07:20 nga roja i sigurisë së rezervuarit se brenda saj ndodhet një mjet i fundosur. Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.

Nuk dihet nëse drejtuesi i mjetit apo pasagjerët kanë dalë në kohë nga makina. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur "Rezervuari i Çekrezës", se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

fundoset makina ne rezervuar rezervuari i cerkezes

Sondazh

Poll