Aktualitet

Harta e Re Gjyqësore, Haxhia: Do rritet zbatimi i kanunit, të pandehurit do flenë në këmbë në komisariat

Ai tha gjithashtu se Gjykatat e Kavajës, Kurbinit dhe Lushnjës nuk duhet të shkriheshin, pasi ato janë të domosdoshme.

16 Qershor 2022, 22:58 Nga F.M
Harta e Re Gjyqësore, Haxhia: Do rritet zbatimi i kanunit, të
Maksim Haxhia

TIRANË- Avokati Maksim Haxhia është shprehur se harta e re gjyqësore do të krijojë probleme shumë të mëdha. I ftuar në "Log", Haxhia tha se reduktimi i gjykatave do të krijojë probleme dhe në çështjet praktike.

Sipas Haxhisë, ulja e numrit të gjykatave do të bëjë që shqiptarët të rikthehen te Kanuni e vetëgjyqësia. Ai tha gjithashtu se Gjykatat e Kavajës, Kurbinit dhe Lushnjës nuk duhet të shkriheshin, pasi ato janë të domosdoshme.

“Do të krijojë probleme të jashtëzakonshme. Të pandehurit do të flenë në këmbë në komisariat sepse nuk ka dhoma. Asnjëherë të mos kalojmë nga një ekstremi te tjetri. Harta e re gjyqësore ul gjykatat por rrit zbatimet e kanunit. Ne e shohim si një fenomen që do të ndodhë, bashkë me korrupsionin,"- tha Haxhia.

maksim haxhia harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll