Aktualitet

FOTOJA/ Merr flakë autobusi i Kombinatit, qytetarët: Me fat që s’u dogjëm të gjallë

Në mesazhin e dërguar, qytetarët shprehet ndihen me fat që dolën në kohë nga autobusi para se të digjeshin të gjallë brenda. 

16 Qershor 2022, 22:44 Nga F.M
FOTOJA/ Merr flakë autobusi i Kombinatit, qytetarët: Me fat që
Urbani

TIRANË- Aksidentet me linjat e urbanëve në Tiranë nuk kanë të ndalur. Mbrëmjen e sotme, një autobus i linjës së Kombinatit është përfshirë nga flakët. Qytetarët e kanë raportuar ngjarjen për JOQ ALBANIA, ku kanë dërguar edhe fotot e autobusit që shihet në tym. Në mesazhin e dërguar, qytetarët shprehet ndihen me fat që dolën në kohë nga autobusi para se të digjeshin të gjallë brenda. 

"Jam 1 qytetar qe isha ne autobusin e kombinatit shekullor dhe mori flak, jemi me fat qe su dogjem te gjalle,"- thuhet në mesazh.

FOTOJA/ Merr flakë autobusi i Kombinatit, qytetarët: Me fat që
Urbani i djegur

Për ngjarjen në fjalë nuk ka ende një njoftim nga ana e Policisë së Tiranës. Nuk dihen shkaqet që kanë bërë që urbani të marrë flakë. Muajt e fundit janë shoqëruar me të paktën katër aksidente me autobusët e linjave urbane. Më i rëndi është i 28 prillit, ku urbani përfundoi në lumin Lanë bashkë me një makinë tjetër. 

digjet urbani ne tirane

Sondazh

Poll