Aktualitet

Kërcënimi i SPAK ndaj gazetarëve/ Lala: Kanë frikë mos eleminohen dëshmitarët!

Gazetarja shtoi se ekziston mundësia e ekzekutimit të ndonjë dëshmitari për ngjarjet që ka rrëfyer Dumani. 

16 Qershor 2022, 22:51 Nga F.M
Kërcënimi i SPAK ndaj gazetarëve/ Lala: Kanë frikë mos
Klodiana Lala dhe Nuredin Dumani

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i druhet eliminimit të dëshmitarëve. E ftuar në "Të paekspozuarit", Lala tha se kjo ka qenë arsyeja që SPAK ka kërkuar që të mos publikohen dëshmitë e Dumanit në media. Gazetarja shtoi se ekziston mundësia e ekzekutimit të ndonjë dëshmitari për ngjarjet që ka rrëfyer Dumani. 

"Përgjegjësinë për të ruajtur sekretin e ka SPAK. Mua më ka ardhur 3-4 herë një gjë e tillë, por kam vazhduar punën. Në rastin e Dumanit është pak më specifike, sepse janë të rrezikuar shumë njerëz. SPAK me sa duket është i frikësuar se ndonjë nga dëshmitarët mund të ekzekutohet dhe të hiqet qafe. Por, gazetari ka të gjithë të drejtën të botojë lajmin,"- tha Lala. 

Sot SPAK lëshoi një urdhër përmes të cilit ndalon gazetarët që të publikojnë rrëfimet e Dumanit. Në të kundërt, gazetarët rrezikojnë deri në 5 vite burg. Dosja.al bëri një thirrje publike dhe ftoi kolegët që të bashkëpunojmë në publikimin e çdo rrëfimi të bashkëpunëtorit të drejtësisë, por Prokuroria e sqaroi më vonë këtë urdhër, duket shtuar se i referohej vetëm një gazetari, Elton Qyno. 

nuredin dumani klodiana lala urdhri i spak per gazetaret

Sondazh

Poll