Aktualitet

Skandali në Kopshtin Zoologjik, Animal Rescue: Kafshët po ngordhin nga vapa, nuk kanë kushtet minimale

Në një postim në rrjetet sociale ARSA shpjegon se në një vizitë të kryer në Kopshtin Zoologjik ku gjëja e parë që i ra në sy ishte se pjesa më e madhe e kafshëve dhe shpendëve ishin në gjendje të rëndë për shkak të temperaturave të nxehta dhe se nuk kishin asnjë strehë për tu mbrojtur nga dielli.

16 Qershor 2022, 16:08 Nga d.a
Skandali në Kopshtin Zoologjik, Animal Rescue: Kafshët po ngordhin nga
Kopshti Zoologjik i Tiranes

TIRANË- Organizata për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri Animal Rescue Albania ka denoncuar kushtet në të cilat mbahen kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale Animal Rescue shpjegon se në një vizitë të kryer në Kopshtin Zoologjik ku gjëja e parë që i ra në sy ishte se pjesa më e madhe e kafshëve dhe shpendëve ishin në gjendje të rëndë për shkak të temperaturave të nxehta dhe se nuk kishin asnjë strehë për tu mbrojtur nga dielli.

"Nisëm me dhelprën e cila ndodhej në një rrethim pa asnjë pemë, shkurre apo hije ku të futej. Dhelpra kishte vetëm një tub betoni 1.5 metra i gjatë i mbuluar me pak dhe, i cili shërbente se strehë për këtë krijesë. Kuptohet që gjendja e saj ishte e rëndë dhe i nxehti i pa përballueshëm. Ushqimi, pak misër dhe uji në një kovë boje plastike të pisët. Rrethimi i dhelprës prej rrjete të hollë metalike,i pa sigurt, i fiksuar kryesisht me disa vida. Nuk kishte një hapësirë sigurie mes dhelprës dhe vizitorëve. Fëmijët mund të fusin duart lehtësisht brenda rrethimit dhe të jenë objekt kafshimi apo lëndimi."- thuhet në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Animal Rescue Albania (@arsalbania)

Kopshti i ri Zoologjik hapi dyert më 4 qershor. Për më të rriturit, çmimi i biletës varion nga 200 deri në 300 lekë, ndërsa për fëmijët 100 - 200 lekë. Teksa për studentët do të jetë 50% ulje të biletës. Në 5.5 ha tokë është e shtrirë e gjithë Kopshti Zoologjik, ku në total janë 160 kafshë të 30 llojeve.

kopshti zoologjik i tiranes animal rescue albania

Sondazh

Poll