Aktualitet

U zhduk që më 15 qershor, gjendet i vdekur në rezervua 26-vjeçari Çeço, ka shenja dhune në trup

Paraprakisht dyshohet që Çeço të jetë vrarë, pasi në trupin e tij janë kontatuar shenja dhune.

16 Qershor 2022, 15:01 Nga F.M

U zhduk që më 15 qershor, gjendet i vdekur në rezervua

MALIQ- 26-vjeçari Martin Çeço, i cili ishte zhdukur që nga 15 qershori është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kolanecit. Ishte babai i të riut ai që dha alarmin për zhdukjen e të birit. N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq tha se i biri është larguar nga shtëpia që nga mbrëmja e 15 qershorit.

Grupi hetimor ndodhet në rezervuarin e Kolanecit dhe ka rrethuar zonën. Pritet që trupi i pajetë t’i nënshtrohet autopsisë në mënyrë që të zbardhet shkaku i vdekjes. Paraprakisht dyshohet që Çeço të jetë vrarë, pasi në trupin e tij janë kontatuar shenja dhune.

NJOFTIMI PËR ZHDUKJEN E ÇEÇOS:

Më datë 15.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka bërë kallëzim shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi M. Ç., 26 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

martin ceco gjendet i vdekur martin ceco

Sondazh

Poll