Aktualitet

20 kg kokainë në vazo lulesh, Kajmaku dhe nipi i tij: Nuk kemi lidhje me drogën

Avokati mbrojtës i të dyve, Vittorio Supino i Chieti, thotë se ka ende shumë punë për të bërë për të zbardhur pozicionin e klientëve të tij.

16 Qershor 2022, 15:12 Nga DOSJA
20 kg kokainë në vazo lulesh, Kajmaku dhe nipi i tij: Nuk kemi lidhje
Agim Kajmaku

ITALI- Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës dhe nipi i tij, 34 vjeç kanë mohuar që të kenë lidhje me 20 kilogramë kokainë që u gjetën e u sekuestruan mbrëmjen e 27 majit në vazo lulesh. Ata janë shprehur se kanë shkuar për të blerë bimë në disa fidanishte të zonës dhe i mblodhën në atë të Grottammares, ku duhej të ngarkoheshin.

Avokati mbrojtës i të dyve, Vittorio Supino i Chieti, thotë se ka ende shumë punë për të bërë për të zbardhur pozicionin e klientëve të tij. Ai shton se si Kajmaku edhe nipi nuk kanë lidhje me sasinë e drogës që është gjetur.

“Nuk kanë lidhje me drogën, ata vazhdojnë të përsërisin se nuk dinë asgjë për praninë e drogës,”- ka shtuar avokati.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u arrestua nga policia italiane për trafik droge më 27 maj të 2022. Ai u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij. Tani me kapjen në Itali, për ish-kryebashkiakun, hetimet janë rihapur edhe në Shqipëri. 

Sondazh

Poll