Aktualitet

Ishte duke punuar me autokombanjë, 22-vjeçarin e zë korenti dhe dërgohet urgjent në spital

Sipas të dhënave paraprake 22-vjeçari Bojken Danushi ka qenë duke punuar me autokombajnë në fshatin Pashalli ku papritur mjeti ka kapur telat e tensionit të lartë dhe rryma e ka goditur të riun.

16 Qershor 2022, 14:16 Nga d.a
Ishte duke punuar me autokombanjë, 22-vjeçarin e zë korenti dhe
Policia e Beratit

BERAT-  Një 22-vjeçar nga fshati Konisbaltë në Dimal të Beratit ndodhet në gjendje të rëndë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku u transportua nga bashkëfshatarët e tij.

Sipas të dhënave paraprake 22-vjeçari Bojken Danushi ka qenë duke punuar me autokombajnë në fshatin Pashalli ku papritur mjeti ka kapur telat e tensionit të lartë dhe rryma e ka goditur të riun.

Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesit e mjekëve të cilët thonë se është në gjendje të rëndë për jetën.

Edhe pse ngjarja konsiderohet aksidentale në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

vdes 22-vjecari ne berat bojken danushi

Sondazh

Poll