Aktualitet

EMRI/ U zhyt me të bijën, mbytet në liqenin e Butrintit kultivuesja e midhjeve

Në afërsi të bregut, Babit i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë në ujë, për pasojë është mbyutr. Të pranishmit buzë liqenit e kanë nxjerrë nga uji të pajetë.

16 Qershor 2022, 15:04 Nga F.M
EMRI/ U zhyt me të bijën, mbytet në liqenin e Butrintit
Liqeni i Butrintit

SARANDË- Vasiliqi Babi, 70 vjeçe me profesion kultivuese midhjesh është mbytur mesditën e sotme në liqenin e Butrintit. Mësohet se Babi është zhytur këtë mesditë për të nxjerrë midhjet nga liqeni bashkë me të bijën me një varkë të tyren, por nuk ka mundur dot që të dalë që aty.

Në afërsi të bregut, Babit i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë në ujë, për pasojë është mbyutr. Të pranishmit buzë liqenit e kanë nxjerrë nga uji të pajetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur “Manastiri”, Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Butrintit, shtetasja V. B., rreth 70 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

vasiliqi babi mbytet kultivuesja e midhjeve

Sondazh

Poll