Aktualitet

Dosja.al merr përsipër të publikojë rrëfimin e Dumanit, kolegët të na bashkohen

Cilido koleg që e ka dosjen ftohet që ta sjellë në redaksinë e Dosja.al, nëse nuk e publikon dot në median ku punon.

16 Qershor 2022, 15:44 Nga k.m.
Dosja.al merr përsipër të publikojë rrëfimin e Dumanit,
Nuredin Dumani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka firmosur urdhrin që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, tashmë të penduar të drejtësisë. Vendimi është firmosur nga 3 prokurorët e dosjes “Plumbi i artë”, Doloreza Musabelliu, Altin Dumani dhe Behar Dibra. Këta të fundit paralajmërojnë gazetarët se kush e shkel vendimin e SPAK, do të përballet me ligjin, duke përmendur parashtrimin ligjor të bërë nku paralajmëron se kush shkel këtë vendim, do të përballet me nenin 295/a.

“Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga cilido që ka mundur të vijë në dijeni për to, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet,”-shkruhet në ligj.

Vendimi është marrë, pasi në media kanë qarkulluar një pjesë e dëshmive të të dy të penduarve të drejtësisë në vendin tonë. Duke qenë se asnjë nga gazetarët nuk e ka marrë forcërisht dosjen e publikuar, aq më pak e ka vjedhur nga ambientet e SPAK, Dosja.al ka një propozim. Cilido koleg që e ka dosjen ftohet që ta sjellë në redaksinë e Dosja.al, nëse nuk e publikon dot në median ku punon. Garancia është që stafi i Dosja.al do të marrë përsipër të gjitha pasojat, për të bërë punën në vendin e tyre.

Por çfarë ka ndodhur me Dumanin dhe Hoxhajn?

Të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

 

nuredin dumani spak urdhri i spak per gazetaret

Sondazh

Poll