Aktualitet

Kokaina e Kajmakut i nënshtrohet analizës së pastërtisë, ‘e fundosi’ ngjitësi që iu gjet në çantë

Me të njëjtin ngjitës, rezulton se ishin mbështjellë edhe pakot me drogë, rreth 20 kilogramë që u gjetën të fshehura në vazo lulesh.

16 Qershor 2022, 16:08 Nga F.M
Kokaina e Kajmakut i nënshtrohet analizës së
Agim Kajmaku

ITALI- Pakot me kokainë që iu gjetën ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku dhe nipit të tij, Edmond Kajmaku po i nënshtrohen një analize për të përcaktuar përqindjen e pastërtisë së drogës. Pavarësisht se dyshja kanë mohuar të kenë lidhje me kokainën, i implikon një ngjitës që u gjetur brenda në çantë. Me të njëjtin ngjitës, rezulton se ishin mbështjellë edhe pakot me drogë, rreth 20 kilogramë që u gjetën të fshehura në vazo lulesh.

Agim Kajmaku e kishte në pronësinë e tij fidanishten në San Benedettos ku u gjet droga, ndërsa nipin e kishte punësuar aty. Edmond Kajmaku jetonte në Terra delle Aquile. Sasia e madhe e kokainës me vlerë gati një milion euro u gjet mbrëmjen e 27 majit, natë kur edhe u arrestuaa ish-zyrtari shqiptar me nipin. Avokati mbrojtës i të dyve, Vittorio Supino i Chieti, thotë se ka ende shumë punë për të bërë për të zbardhur pozicionin e klientëve të tij.

agim kajmaku arrestohet agim kajmaku

Sondazh

Poll