Bota

Me veteranët jashtë Kuvendit nis një tjetër protestë në Kosovë, seanca është ndërprerë

Në seancë e sotme në rend dite ishte parashikuar dhe diskutimi dhe shqyrtimi i projektligjit për lejimin e tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti. Pikërisht për këtë arsye një tjetër grup qytetarësh kanë nisur një protestë duke marshuar drejt Kuvendit.

16 Qershor 2022, 12:21 Nga d.a
Me veteranët jashtë Kuvendit nis një tjetër protestë
Protesta ne Kosove

KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca ndërpreu seancën dhe e shtyu për në orën 13:00 pas tensioneve mes deputetëte të PDK-së dhe AAK-së në foltoren e Kuvendit teksa jashtë veteranët e UÇK-së vijojnë protestën e tyre.

Në seancë e sotme në rend dite ishte parashikuar dhe diskutimi dhe shqyrtimi i projektligjit për lejimin e tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti. Pikërisht për këtë arsye një tjetër grup qytetarësh kanë nisur një protestë duke marshuar drejt Kuvendit.

Me thirrjet “Trusti është i yni, jo i Qeverisë”, protestuest po u kërkojnë deputetëve që të votojnë PRO këtij projektligji.

Konjufca i mblodhi në një takim kryetarët e grupeve parlamentare, pasi PDK-ja dhe AAK-ja bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste që Qeveria nuk i përfshiu veteranët në projektligjin për pagën minimale.

protesta e veteraneve te uçk-se glauk konjufca

Sondazh

Poll