Aktualitet

Iu gjet depo armësh në banesë, e zonja e shtëpisë: Policia gjeti diçka të vogël, s'i kam parë më herët

Por nuk jep asnjë detaj tjetër se kujt mund t'i përkasin armët.

16 Qershor 2022, 11:35 Nga k.m.

Iu gjet depo armësh në banesë, e zonja e shtëpisë:

TIRANË- Në vilën me tre kate ku u gjet depoja me armë zjarri, jetojnë vetëm një çift bashkëshortësh. Zonja e shtëpisë ka folur për “Top Channel”, e cila ka thënë se Policia i ka shkuar ditën e djeshme për kontroll në shtëpi dhe kanë gjetur diçka të vogël, të cilën ajo nuk e kishte parë kurrë më parë në shtëpinë e saj. Por nuk jep asnjë detaj tjetër se kujt mund t'i përkasin armët e zjarrit. 

Policia erdhi bëri kontroll dje. Gjeti diçka të vogël. Unë s’i kisha parë më parë ato në shtëpinë time,”- shtoi ajo ndër të tjea në fjalën e saj. 

Një depo për prodhimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit dhe prodhimin e silenciatorëve për këto armë, është zbuluar në një banesë në Kodër-Mëzez në Tiranë. Në pranga kanë përfunduar Elvis Bakalli dhe Dorian Kalo. Të dy, modifikonin pistoleta, silenciator, shotgan, celularë dhe pjesë të ndryshme të municioneve luftarake që përdoreshin për montimin e armëve.

depo me arme ne yzberisht policia e tiranës tirane

Sondazh

Poll