Aktualitet

Shpërthen në flakë makina në Gjirokastër, dyshimet e para të Policisë

Dëmet kanë qenë vetëm materiale, ndërsa zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të një defekti teknik.

16 Qershor 2022, 11:11 Nga k.m.
Shpërthen në flakë makina në Gjirokastër, dyshimet e
Makina e djegur

GJIROKASTËR- Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Muzinë – Jorgucat, teksa ishte në lëvizje, por fatmirësisht nuk ka dëmtuar në njerëz. Dëmet kanë qenë vetëm materiale, ndërsa zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të një defekti teknik. Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. 

“Sot rreth orës 09:30, në aksin rrugor Qafë Muzinë – Jorgucat, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. Z., 55 vjeç, banues në Sarandë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit,"-thuhet në njoftimin e Policisë.

digjet makina ne gjirokaster gjirokaster

Sondazh

Poll