Aktualitet

Dhunonte gruan dhe prindërit e saj, arrestohet 47-vjeçari, bën 'namin' në Polici: Do iu gozhdoj

Në momentin e arrestimit, 47-vjeçari shqiptar, i paidentifikuar nuk i kurseu as kërcënimet edhe ndaj zyrtarëve në Polici.

16 Qershor 2022, 09:37 Nga k.m.
Dhunonte gruan dhe prindërit e saj, arrestohet 47-vjeçari, bën
Foto ilustruese

GREQI- Një 47-vjeçar shqiptar, i cili po mbahet në burgun e Larisës për dhunë në familje ndaj bashkëshortes dhe prindërve të saj. Në momentin e arrestimit, 47-vjeçari shqiptar, i paidentifikuar nuk i kurseu as kërcënimet edhe ndaj zyrtarëve në Polici.

"Unë iu gozhdoj këtu, iu vras,"-tha ai.

Megjithatë kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë, pasi dhuna ishte kthyer në kryefjalë në familje. Rastet kishin të bënin me kërcënime dhe lëndime trupore ndaj vjehrrës së tij 56-vjeçare nga Shqipëria, të cilën e kishte kërcënuar se do e vriste duke mbajtur në dorë një thikë kuzhine.

Ndërsa së fundmi më 19 maj 2022, shkoi në shtëpinë e tij, tentoi të hidhej nga kangjellat për të hyrë në oborr dhe kërcënoi prindërit e gruas.

"Unë do iu djeg,"-kërcënonte ai, ndërsa Policia i gjeti në makinë një bidon me benzinë.

Gjithashtu, sipas mediave greke, shqiptari ka edhe probleme psikologjike, madje njëherë është shtruar edhe në spital. Madje njëherë kur ishte i burgosur në Larisa, u shtir si i sëmurë dhe ecte me paterica. E gjitha në përpjekje për t'i shpëtuar burgut, por nuk ia doli.

greqi arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll