Aktualitet

Abuzim me tenderët, KLSH 'shkund' Bashkinë e Vlorës: Të shkarkohen 5 drejtorë

Pas një auditi, KLSH ka kërkuar shkarkimin e 5 drejtorësve dhe të 3 specialistëve në Bashki, ndërsa nga detyra do të pezullohen 28 punonjës të tjerë.

16 Qershor 2022, 11:06 Nga k.m.
Abuzim me tenderët, KLSH 'shkund' Bashkinë e Vlorës:
KLSH

VLORË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin e 5 drejtorëve në Bashkinë e Vlorës pasi janë konstatuar shkelje në procedurat e tenderëve. Pas një auditi, KLSH ka kërkuar shkarkimin e 5 drejtorësve dhe të 3 specialistëve në Bashki, ndërsa nga detyra do të pezullohen 28 punonjës të tjerë. Ndërsa në total janë vënë 44 masa disiplinore për të gjithë të përfshirët e tjerë. Por deri më tani nuk ka dalë asnjë emër prej tyre. 

KLSH për Bashkinë e Vlorës

Masa disiplinore gjithsej 44

SHERBIM CIVIL

1.Largim nga Sherbimi Civil
8 punonjes, nga te cilet: 5 Drejtor dhe 3 Specialist

2. Pezullim nga e Drejta e ngritjes ne Detyre...
28 Punonjes

3.Verejtje
8 punonjes, Administratore te Njesive dhe Rajoneve

4.Njoftim per DAP
2 ish Drejtore te Urbanistikes

MASA DISIPLINORE
1. 12 Punonjes, nga te cilet
2 Drejtore
1 Pergjegjes Sektori
9 Specialist

2. Mbikeqyres punimesh

3 persona

Për të gjithë këta punonjës, disa të shkarkuar dhe disa të pezulluar, pritet të mblidhet bordi dhe këshilli bashkiak i Vlorës. Megjithatë deri më tani nga informacionet e para, është bërë me dije se pjesa më e madhe e tyre janë punonjës të zyrës së urbanistikës dhe zyrës juridike.

klsh ne bashkine vlore bashkia vlore

Sondazh

Poll