Aktualitet

Akuzohet se përdhunoi italianen, shqiptari del nga burgu, justifikohet: S'i bëra gjë, ishte me dëshirë

Shqiptari akuzohet se ka përdhunuar vajzën dhe për pak kohë më parë ka rrahur shoqen e saj, e cila së bashku me të rinjtë të tjerë ishin përballur me grupin e shqiptarëve ku bënte pjesë Metushi.

16 Qershor 2022, 09:50 Nga k.m.
Akuzohet se përdhunoi italianen, shqiptari del nga burgu, justifikohet:
Përdhunimi

ITALI- Bujar Metushi është liruar nga burgu. Për 22-vjeçarin shqiptar, i akuzuar për përdhunimin e një të reje, dyert e burgut u hapën dje në mëngjes për t'u rikthyer në shtëpinë e xhaxhait të tij me të cilin jeton. Gjyqtari hetues Manuel Bianchi vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për muratorin 22-vjeçar, duke e lënë në arrest shtëpie. 

Shqiptari akuzohet se ka përdhunuar vajzën dhe për pak kohë më parë ka rrahur shoqen e saj, e cila së bashku me të rinjtë të tjerë ishin përballur me grupin e shqiptarëve ku bënte pjesë Metushi. Një përballje, në të cilën shoqja e vajzës e pësoi më keq nga të gjithë. Megjithatë për rastin e përdhunimit, 22-vjeçari shqiptar u ka përsëritur hetuesve se e gjitha ishte një marrëdhënie seksuale me pëlqimin e të dy palëve.

Por për gjyqtarin ka shumë kontradikta në rrëfimin e shqiptarit për këtë dhe për pika të tjera. Fakti që vajza, kur Metushi e nxori nga klubi, i dërgoi mesazhin e koduar shokut të saj duke i kërkuar ndihmë, do të thotë që ishte në rrezik. Dhe sërish: fakti që e reja nuk iu përgjigj thirrjeve të miqve, pas asaj kërkese për ndihmë, ishte provë e pamundësisë për të përdorur telefonin.

Prokurorja Annadomenica Gallucci, e cila koordinon hetimet ka kërkur të bëhet një raport mjekësor për vajzën. Të shtunën 20-vjeçari u dërgua në urgjencë dhe mjekët kishin konstatuar dëmtime në pjesët intime. Në dëshminë e saj, ajo nuk e pranon pretendimin e shqiptarit: Është absurde që ai vazhdon të thotë se ka qenë një marrëdhënie pëlqimi... Për mua është si të më përdhunonte sërish. Ende ndihem shumë e sprovuar nga ajo që më ka ndodhur, por jam e vendosur të shkoj deri në fund, por jam e bindur që e vërteta do të dalë shumë shpejt….

Edhe gjyqtari Manuel Bianchi nënvizoi se historia e njëzetvjeçares për karabinierët ishte shumë lineare dhe në dukje pa mospërputhje, por do të hetohet deri në fund. 

shqiptari perdhunon 22-vjecaren ne itali arrestohet shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll