VD-Zbulohet depo për modifikim armësh në Tiranë, 2 të arrestuar. Policia: Do shiteshin për vrasje
Zbulohet depoja e armëve në Tiranë. Vila me tre kate ishte kthyer në një vend të sigurtë për fshehjen dhe modifikimin e armëve që më pas dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale.
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbuluar një depo që merrej me modifikimin e armëve të zjarrit në zonën e Yzberishtit, në periferi të kryeqytetit. Vila me tre kate ishte kthyer në një vend të sigurtë për fshehjen dhe modifikimin e armëve që më pas dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale. Gjatë operacionit të Policisë së Tiranës, mbrëmë në pranga kanë përfunduar 30-vjeçari Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Dy të rinjtë janë kapur në flagrancë duke modifikuar armët në një prej dhomave të vilës, në pronësi të Bakallit, ndërsa në të njëjtën shtëpi jetonin edhe një çift. Por nuk dihet lidhja me të pranosurin. Gruaja ka bërë me dije se nuk e kishte idenë çfarë kishte ndodhur në banesën ku ajo banonte, ndërsa shtoi se makineritë nuk i kishte parë kurrë. Të dy akuzohen se armët i modifikonin dhe më pas i shisnin për përdorim në ngjarje të caktuara kriminale.
-
Depo me armë në Tiranë, arrestohet Bakalli dhe Dorian Kalo
16 Qershor, 11:33
Sipas Policisë, dyshohet se këto armë modifikoheshin dhe më pas shiteshin tek persona me precedentë të theksuar kriminal dhe shiteshin me qëllim për të vrarë. Në gamën e gjerë të tyre kishte: pistoleta, silenciator, shotgan, celularë dhe pjesë të ndryshme të municioneve luftarake që përdoreshin për montimin e armëve. Të gjitha do të dërgohen në laborator për ekspertizë, për të parë nëse janë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.
Dorian Kalo nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai rezulton se edhe më parë është marrë me riparimin e armëve të zjarrit të llojeve të ndryshme, të cilat i modifikojnë duke i riparuar dhe duke i ndërruar pjesët e tyre për ti bërë funksionale.
Në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Enver Jamakut, ai rrëfeu tregoi para hetuesve se Admir Kuçuku, Akil Kulla, Klodian Kulla, Dorian Kalo, Sokol Xhura, Algert Hysa, Dervish Hasi, Ervin Kalaja, Mentor Doda, Eugert Manushi, Artur Muhedini, Enes Hasi, Petrit Shera dhe Ilir Hyka, disponojnë ose i marrin nga uzina e riparimit të armëve ushtarake, armë zjarri të llojeve të ndryshme, të cilat i modifikojnë, duke i riparuar dhe ndërruar pjesët e tyre. Këto armë më pas i shisnin me porosi tek individë dhe anëtarë të grupeve kriminale, që i përdorin më pas për kryerjen e krimeve kundër jetës.
Sondazh
Plagosje në Mirditë/ Ish-drejtori i OSHEE-së godet me sende të forta qytetarin, vihet në pranga
Punonjes te OSHEE MIRDITË- Plagosje në Mirditë. Ish-drejtori i OSHEE-së, Altin Nikolli ka goditur me sende të forta një qytet...
‘Alarm për bombë’ në shkollat e 4 komunave në Kosovë, merren masa urgjente
Foto ilustruese KOSOVË- Në disa shkolla në rajonin e Gjilanit është dhënë alarm për bomba. Kërcënime...
U kapën 45.5 kg kokainë në kontejnerat me mish pule, kush janë dy të arrestuarit? (EMRAT)
Porti i Durresit DURRËS- -Arben Ferizi, me detyrë administrator i kompanisë dhe Egert Vargu, me detyrë agjent doganor në Port...
Kokaina në konteinerin me mish pule, arrestohet administratori dhe agjenti doganor i kompanisë
Kokaina e zbuluar në Durres DURRËS- Dy janë personat e arrestuar nga policia e shtetit si përgjegjës për sasinë e kokain...
Vrasja e Qepurit/ Gjenden 20 gëzhoja në vendngjarje, viktima u qëllua 4 herë
Pamje nga vendi i ngjarjes SHKODËR- Mbi 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua me armë zjarri, mbrëmjen e...
Sunny Hill, zyrtarja e Bashkisë: Tirana pritet të fitojë 50 mln euro në ditë nga festivali
Anduela Ristani TIRANË- Në datat 4-5-6-7 Gusht në Tiranë do të mbahet festivali “Sunny Hill” i organizuar nga familja ...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 16 Qershor 2022
Dosja.al TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore ka një vr...
Diell i nxehtë dhe kthjellime në mbrëmje, termometri kap 32 °C, surprizat e motit për sot
Moti TIRANË- Dita e sotme mbizotërohet nga motit i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare gjate orëve të paradites...
Vdekshmëria foshnjore sa dyfishi i rajonit, 8 bebe në 1000 lindje nuk mbijetuan më 2021
Bebe Vdekshmëria foshnjore qëndroi edhe vitin e kaluar në nivele të larta, duke konfirmuar se Shqipëria vijon të ketë ni...
VIDEO- Operacion blic në mesnatë në Tiranë, sekuestrohen armë, një në pranga
Armë të sekuestruara në Tiranë TIRANË- Një sasi armësh dhe municionesh luftarake janë sekuestruar këtë mb...


