Politike

Veliaj poston foton e Ramës me Klitschkon: Dy peshat e mia të preferuara

Në këtë mënyrë, që të dyve u referohet si sportistë, Klitschko si ish-kampion në boks, ndërsa Ramës si ish-volejbollist.

16 Qershor 2022, 00:19 Nga F.M
Veliaj poston foton e Ramës me Klitschkon: Dy peshat e mia të
Edi Rama dhe Vitaliy Klitschko

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka postuar një foto të takimit të kryeministrit Edi Rama me ish-kampionin e botës në boks, Vitaliy Klitschkon, i cili është edhe kryetari i bashkisë së Kiev. Krah fotos së tyre, Veliaj shkruan se Rama e Klitschko janë dy peshat e tij të preferuara. Në këtë mënyrë, që të dyve u referohet si sportistë, Klitschko si ish-kampion në boks, ndërsa Ramës si ish-volejbollist.

“Më pëlqen të shoh dy peshat e preferuaratë rënda së bashku në Ukrainë – miq, sportistë dhe liderë të botës së lirë të shekullit të 21-të: boksieri Kryebashkiaku i Kievit Vitaliy Klychko dhe Kryeministri i Shqipërisë së basketbollit, Edi Rama,”- ka shkruar Veliaj në Twitter.

Edi Rama zhvilloi një vizitë në Kiev. Ai takoi zyrtarë, përfshirë edhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Rama deklaroi se Shqipëria do të ngrejë në bllok banesash në Ukrainë si ndihmë për rindërtimin pas luftës. Ai kërkoi njohjen e Kosovës si shtet nga Ukraina dhe integrimin e përbashkët në BE.

edi rama ne kiev

Sondazh

Poll