Politike

Rama takohet me kryeministrin ukrainas: Ende nuk e keni njohur Kosovën

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që ky vendim të rishikohet dhe që Ukraina duhet të dërgojë një mesazh për realitetin e ri që do të ndërtohet.

15 Qershor 2022, 20:43 Nga I.A
Rama takohet me kryeministrin ukrainas: Ende nuk e keni njohur Kosovën
Edi Rama

UKRAINË- Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë vizitës së sotme në Kiev me kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal. Gjatë diskutimit, Rama i ka përmendur mosnjohjen e Kosovës nga Ukraina. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që ky vendim të rishikohet dhe që Ukraina duhet të dërgojë një mesazh për realitetin e ri që do të ndërtohet.

“Krah Ukrainës deri në fund. Ende nuk e ka njohur Kosovën dhe e thashë edhe gjatë konferencës së shtypit edhe publikisht, që ju të rikonsideroni njohjen e Kosovës sepse ata e meritojnë dhe realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk ngelën pengesë të shkuarës se si u soll Ukraina kur Kosova sulmohej.
Do të ishte mirë që Ukraina të përçonte mesazhin e duhur për realitetin e ri europian që duam të ndërtojmë”, tha Rama.

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Ata kanw takuar presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyy. Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

edi rama edi rama ne kiev

Sondazh

Poll