Bota

As banane e as qymyr! Kapet 1 ton kokainë e kamufluar si patate në portin kolumbian

Gjeneralmajor i Policisë Kundër Narkotikëve, Ricardo Augusto Alarcón Campos tha se policia mori një informacion nga një telefonues anonim në lidhje me dërgesën

16 Qershor 2022, 08:40 Nga A.B
As banane e as qymyr! Kapet 1 ton kokainë e kamufluar si patate në
Droga e sekuestruar

KOLUMBI- Policia ka sekuestruar një kontejner me 1000 kilogramë kokainë të kamufluar si patate dhe patatina të ngrira në brigjet veriore të Karaibeve të Kolumbisë, Amerikës së Jugut. Ndryshe nga rastet e mëparshme që jemi mësuar të dëgjojmë se trafikantët kalojnë mallrat e tyre me sasi bananesh apo qymyri, këtë radhë në Kolumbi është përdorur patatja.

'9news.com' raporton se më shumë se 50 persona, punuan për të zbuluar drogën përpara se të dërgoheshin nga Porti i Kartagjenës në Spanjë. Gjeneralmajor i Policisë Kundër Narkotikëve, Ricardo Augusto Alarcón Campos tha se policia mori një informacion nga një telefonues anonim në lidhje me dërgesën.

"Ky mund të jetë rasti më inovativ i zbuluar nga trafikantët e drogës në vitet e fundit, ata e kishin projektuar drogën në kallëpe të parregullta që simulojnë kroketa me kasava dhe papa criolla," tha Campos.

Trafikimi i lëndëve narkotike përmes frutave është i njohur dhe i përdorur edhe në Shqipëri. Në Portin e Durrësit, janë kapur disa raste ku në anije apo në kamione me banane, mish apo edhe me qymyr, janë gjetur sasi të mëdha droge. Tashmë në treg është futur edhe patatja. Pritet që trafikantët shqiptarë të njihen me risinë e re në fushën e tyre dhe ta përdorin.

kokaine ne patate kokaine patate

Sondazh

Poll