Bota

Një nga më të frikshmit në Rusi, Navalny konfirmon transferimin e tij në burgun famëkeq të Melekhovo

Të martën, avokatët e liderit të opozitës bënë të ditur se autoritetet e kishin transferuar atë në një burg tjetër, por nuk e dinin se tek kush, gjë që shqetësoi bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij.

15 Qershor 2022, 18:40 Nga d.a
Një nga më të frikshmit në Rusi, Navalny konfirmon
Alexei Navalny

RUSI- Alexei Navalny konfirmoi sot se është transferuar në një burg tjetër, më larg nga Moska, i cili është i njohur për keqtrajtimin e të burgosurve.

Të martën, avokatët e liderit të opozitës bënë të ditur se autoritetet e kishin transferuar atë në një burg tjetër, por nuk e dinin se tek kush, gjë që shqetësoi bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij.

“Mirëmëngjes nga burgu i sigurisë së lartë. Dje u transferova në IK-6 "Melekhovo", një burg që ndodhet rreth 250 kilometra në lindje të Moskës", shkroi vetë Navalny në një postim në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Алексей Навальный (@navalny)

Ky burg ndodhet afër qytetit të Vladimir. Në të kaluarën, ka pasur shumë hetime gazetareske për kushtet që mbizotërojnë atje, pas akuzave për keqtrajtim të të burgosurve. Një zëdhënëse e Navalny, Kira Yarmis , tha në maj se burgu ishte " një nga më të frikshmit në Rusi" dhe se të burgosurit torturohen dhe vriten atje.

Navalny, 46 vjeç, deri më tani është mbajtur në koloninë e burgut Pokrov, rreth 100 kilometra nga Moska, e cila konsiderohet si një nga më të vështirat në Rusi.

Në mars, Navalny u shpall fajtor për përvetësim fondesh për fondacionin e tij kundër korrupsionit dhe fyerje të një gjyqtari gjatë një gjyqi të mëparshëm, një dënim që i shtoi nëntë vjet kohës së tij në burg. Navalny ka vuajtur që nga shkurti i vitit të kaluar një dënim më parë të pezulluar prej 2.5 vjetësh që daton në 2014.

alexei navalny

Sondazh

Poll