Bota

Vizita e parë pas një viti, Babis Anagnostopoulos takon prindërit në burg, ja çfarë u ka kërkuar

Sipas protothema.gr, vizita është planifikuar në orën 3 të mesditës dheish-piloti u ka kërkuar prindërve veshje dhe libra, ndërsa kërkon të informohet edhe për vajzën e tij, Lidia.

15 Qershor 2022, 15:58 Nga k.m.
Vizita e parë pas një viti, Babis Anagnostopoulos takon prindërit
Piloti

GREQI- Babis Anagnostopoulos është vizituar për herë të parë në burg nga prindërit e tij, ndërsa vitin e kaluar vrasësi i Caroline kishte kërkuar që të mos kishte asnjë takim. Sipas protothema.gr, vizita është planifikuar në orën 3 të mesditës dheish-piloti u ka kërkuar prindërve veshje dhe libra, ndërsa kërkon të informohet edhe për vajzën e tij, Lidia.

Pas një viti, izolim në qelinë e Korydallos, ai është vendosur në qeli, së bashku me një të burgosur shqiptar, ndërsa të njëjtat informacione thonë se në ditët në vijim ai do të bëjë një kërkesë nëpërmjet avokatit të tij, Alexandros Papaioannidis, për të filluar punën me kohë të pjesshme. Po ashtu, ka kërkuar edhe të studiojë juridik. 

Babis Anagnostopulos u arrestua më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen në fillim të muajit maj, pasi u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje me protagonistë shqiptarë. 38-vjeçari pretendon vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ndërkohë që me autorin në burg, u përfol edhe për bashkëpunëtorë por nuk u gjet asnjë provë.

 

babis anagnostopoulos greqi

Sondazh

Poll