Bota

Stoltenberg para Samitit të Madridit: Do të vazhdojmë të furnizojmë Ukrainën me armë

Stoltenberg tha se sot do të zhvillohet një takim me përfaqësuesit ukrainas për të identifikuar sfidat e së ardhmes.

15 Qershor 2022, 16:12 Nga d.a
Stoltenberg para Samitit të Madridit: Do të vazhdojmë të
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg foli me gazetarët përpara një takimi në Bruksel të ministrave të mbrojtjes nga NATO dhe vende të tjera për të diskutuar dhe koordinuar ndihmën për Ukrainën.

Stoltenberg tha se sot do të zhvillohet një takim me përfaqësuesit ukrainas për të identifikuar sfidat e së ardhmes.

"Ndonjëherë këto përpjekje kërkojnë kohë. Pikërisht për këtë është e rëndësishme që të kemi një takim si sot që takohemi me përfaqësuesit ukrainas për të identifikuar sfidat dhe çështjet që ata do të donin të ngrinin me ne. Marrëveshja do të ndihmojë Ukrainën të kalojë nga armatimet e vjetra të epokës sovjetike në pajisjet më moderne standarde të NATO-s", tha ai.

Stoltenberg u tha gazetarëve se kjo ka të bëjë me aftësimin e ukrainasve që të kalojnë nga epoka sovjetike në paisje e reja.

"Ka të bëjë shumë me aftësimin e ukrainasve që të kalojnë nga epoka sovjetike, nga pajisjet e vjetra në pajisjet më moderne standarde të NATO-s."-përfundoi ai.

Jens Stoltenberg, tha se aleatët do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë të rënda dhe sisteme me rreze të gjatë, me një marrëveshje për një paketë të re ndihme për Kievin që pritet në samitin në Madrid më vonë këtë muaj.

jens stoltenberg lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll