Bota

"Nuk e di ç'më pushtoi", nëna tregon momentin e vrasjes së 5-vjeçares: E godita në qafë dhe shpinë

Gruaja goditi vajzën e saj me thikë kuzhine në qafë dhe në shpinë në shtëpinë e saj në Mascalucia, pasi vogëlushja ishte kthyer nga kopshti. Ajo më pas e futi trupin në disa thasë plehrash dhe e la në një fushë në fshat, duke e fshehur dhe duke specifikuar se e kishte kryer krimin e vetme pa ndihmën e askujt.

15 Qershor 2022, 15:27 Nga d.a
"Nuk e di ç'më pushtoi", nëna tregon momentin e
Elena Del Pozzo

ITALI- Martina Patti, 23-vjeçarja nga Catania që vrau vajzën e saj, Elena Del Pozzo, vetëm 5 vjeç, mund të ketë vepruar për arsye xhelozie.

Sipas mediave vendase, gruaja goditi vajzën e saj me thikë kuzhine në qafë dhe në shpinë në shtëpinë e saj në Mascalucia, pasi vogëlushja ishte kthyer nga kopshti. Ajo më pas e futi trupin në disa thasë plehrash dhe e la në një fushë në fshat, duke e fshehur dhe duke specifikuar se e kishte kryer krimin e vetme pa ndihmën e askujt.

"Kur godita Elenën, kisha një forcë që nuk e kisha perceptuar kurrë më parë. Nuk e mbaj mend reagimin e vogëlushes teksa e godita, ndoshta ajo ishte ende gjallë, por unë e kam kujtesën shumë të turbullt. Kur e mora vajzën time nga kopshti shkuam në shtëpinë time, Elena donte të hante një puding pastaj ajo pa kukulla nga celulari im, ndërkohë isha duke hekurosur. Në mbrëmje duhej të kishim shkuar te një miku im për ditëlindjen e tij dhe Elena ishte e lumtur, më pas dolëm të shkonim në shtëpinë e mamasë sime, por më pas hoqa dorë. Ishte hera e parë që e çoja fëmijën në atë fushë, thikën nuk e mbaj mend ku e mora. Nuk mbaj mend të kem lënduar vajzën e vogël, thjesht mbaj mend që kam qarë shumë”.-tha Patti.

Më pas ajo tregon detajet e asaj që ndodhi menjëherë pas vrasjes ku shkoi në shtëpi u ndërrua dhe më pas lajmëroi ish-partnerin dhe vajti te prindërit e saj ku sajoi dhe historinë e rrëmbimit.

" Ndoshta e kuptova që vajza kishte vdekur dhe nuk dija çfarë të bëja. Menjëherë pasi thirra babain e Elenës, por isha aq e mërzitur sa nuk kuptoja se çfarë po thoja, kështu që shkova në shtëpinë e prindërve të mi, isha shumë e hutuar dhe ajo që kishte ndodhur nuk më dukej reale. Nuk mbaj mend ku e kam futur thiken, para se te shkoja te prinderit i nderrova rrobat qe vesha kur isha me vajzen. Isha njollosur vetëm në krahë dhe mbaj mend që qaja me të madhe, kur takova prindërit e mi dhe Alessandron (ish-partneri, ed) shpika historinë që na kishin ndaluar 3 burra dhe se ata kishin rrëmbyer fëmijën duke shfrytëzuar historinë e kërcënimeve tek Alessandro”.-përfundoi dëshminë ajo. 

Siç u përmend në fillim, motivi i këtij gjesti të çmendur mund të jetë xhelozia. Sipas Prokurorisë, në fakt, 23-vjeçarja nuk ka toleruar që vajza e saj të jetë e dashur me partneren aktuale të ish-bashkëjetuesit si dhe babain e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo. Martina Patti tani akuzohet për vrasje dhe fshehje kufome.

martina patti elena del pozzo nena vret vajzen ne itali

Sondazh

Poll