Bota

BE-ja akuzon Britaninë për ndryshime të marrëveshjes mbi ‘Brexit’

Aksioni ligjor ishte pezulluar në shtator 2021 pasi të dyja palët u përpoqën të gjenin një zgjidhje të përbashkët.

15 Qershor 2022, 13:53 Nga d.d
 
BE-ja akuzon Britaninë për ndryshime të marrëveshjes mbi
Foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian njoftoi sot se do të rifillojë veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe lidhur me një projektligj të prezantuar nga Londra që do të anashkalonte pjesë të traktatit mbi marrëveshjen e Brexit. Sipas mediave të huaja, BE-ja beson se vendimi i njëanshëm i Mbretërisë së Bashkuar është duke shkelur ligjin ndërkombëtar.

I ashtuquajturi Protokolli i Irlandës së Veriut është pjesë e marrëveshjes së Brexit që e mban Irlandën e Veriut në tregun e përbashkët të BE-së për mallra.

Aksioni ligjor ishte pezulluar në shtator 2021 pasi të dyja palët u përpoqën të gjenin një zgjidhje të përbashkët. Projektligji i propozuar i Mbretërisë së Bashkuar synon të heqë kontrollet doganore për disa mallra që hyjnë në Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Britanisë. 

bashkimi evropian brexit

Sondazh

Poll