Bota

Raporti i OBSH-së: Evropa në qendër të përhapjes së lisë së majmunit

Një prioritet për OBSH-në është ndalimi i transmetimit ku thuhet se përmasat e këtij shpërthimi përbëjnë një rrezik real: sa më gjatë të udhëtojë virusi, aq më shumë përhapet dhe aq më shumë sëmundja vendoset në vendet ku nuk është endemike.

15 Qershor 2022, 14:43 Nga d.a
Raporti i OBSH-së: Evropa në qendër të përhapjes
Foto ilustruese

BRUKSEL- Europa është në qendër të përhapjes së lisë së majmunëve, tha sot Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

"Evropa mbetet në zemër të kësaj vale në rritje, me 25 vende që raportojnë më shumë se 1500 raste ose 85% të totalit," tha Hans Klugge, drejtor i OBSH-së për Evropë, i cili ka 53 vende, disa prej tyre në Azinë Qendrore.

Një prioritet për OBSH-në është ndalimi i transmetimit ku thuhet se përmasat e këtij shpërthimi përbëjnë një rrezik real: sa më gjatë të udhëtojë virusi, aq më shumë përhapet dhe aq më shumë sëmundja vendoset në vendet ku nuk është endemike.

Virusi, i cili gjendet zakonisht në Afrikën qendrore dhe perëndimore, tani gjendet jashtë Evropës, në Australi, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut dhe janë raportuar më shumë se 1600 raste. Qarkullimi i virusit, i cili transmetohet kryesisht përmes kontaktit të zgjatur, megjithatë nuk duhet të çojë në anulimin e ngjarjeve publike të planifikuara për këtë verë, sipas zyrtarit të OBSH-së.

"Këto ngjarje janë një mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve, të cilët janë seksualisht aktivë dhe shumë të lëvizshëm"- tha Kluge, duke vënë në dukje se ngjarjet publike janë një mundësi për të forcuar angazhimin.

Ai gjithashtu vuri në dukje se shumica e rasteve të raportuara deri më tani janë burra që bëjnë seks me burra, paralajmëroi kundër stigmës, duke theksuar se virusi i lisë së majmunit nuk është i lidhur me ndonjë grup të caktuar. Informacioni për praninë e virusit në spermën e pacientëve është duke u ekzaminuar tha sot se OBSH po shqyrton informacionin për praninë e këtij virusi në spermën e pacientëve, duke hetuar mundësinë që ai të transmetohet përmes kontaktit seksual.

Megjithatë, zyrtari i OBSH-së përsëriti se virusi transmetohet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë ndërpersonal. Ditët e fundit, shkencëtarët kanë gjetur ADN-në e virusit në spermën e disa pacientëve me lisë majmuni në Itali dhe Gjermani, por sipas Smallwood nuk dihet nëse informacionet e fundit tregojnë se virusi i lisë së majmunit mund të transmetohet përmes kontaktit seksual.

"Kjo mund të jetë diçka që ne nuk e dinim për sëmundjen më parë," tha ai.

OBSH aktualisht nuk rekomandon vaksinimin masiv për këtë sëmundje. Autoritetet shëndetësore evropiane urdhëruan të martën më shumë se 100,000 doza të vaksinës së lisë së majmunit të miratuar nga SHBA, e cila konsiderohet efektive kundër virusit.

hans klugge lija e majmunit

Sondazh

Poll