Bota

Zelenskyy i bën thirrje BE-së për sanksione ndaj Rusisë: Mund të pushtojë edhe vende të tjera

Ai paralajmëroi se Moska mund të pushtojë vende të tjera në të ardhmen nëse aftësitë e presidentit rus Vladimir Putin nuk kufizohen menjëherë

15 Qershor 2022, 13:30 Nga d.d
Zelenskyy i bën thirrje BE-së për sanksione ndaj Rusisë:
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i ka kërkuar sërish BE-së të forcojë sanksionet ndaj Rusisë ndërsa pushtimi i Ukrainës vazhdon. Ai paralajmëroi se Moska mund të pushtojë vende të tjera në të ardhmen nëse aftësitë e presidentit rus Vladimir Putin nuk kufizohen menjëherë.

"Ashtu si në të kaluarën, pushtimi rus i Ukrainës është hapi i parë që i duhet udhëheqjes ruse për të hapur rrugën drejt vendeve të tjera, drejt pushtimit të popujve të tjerë,” tha Zelenskyy.

Sipas Sky News, duke folur në parlamentin çek, Zelenskyy bëri thirrje gjithashtu që Bashkimi Evropian t'i lejojë Ukrainës statusin e kandidatit. Sot lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 112. Sulmet ruse ndaj ukrainasve po shtohen dita ditës. Me dhjetra ushtarë dhe civilë vdesin nga sulmet. Rreth 500 civilë janë bllokuar së bashku me ushtarët brenda uzinës Azot.

 

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll