Bota

Rasti i parë i dyshuar në Kosovë, rezultati i testit të 61-vjeçarit del negativ nga lija e majmunit

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftojnë se mostra e pacientit kosovar të dyshuar në Linë e majmunëve, e dërguar për testim në Laboratorët e Holandës ka rezultuar negative.

15 Qershor 2022, 13:37 Nga d.a
Rasti i parë i dyshuar në Kosovë, rezultati i testit të
teste, analiza

KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe IKSHPK-ja kanë njoftuar se mostra e pacientit të dyshuar me Linë e majmunëve, e dërguar për testim në Holandë, ka rezultuar negative.

“IKShPK është njoftuar sot nga laboratorët respektiv të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga Lia e majmunëve”, thuhet në komunikatë.

IKShPK është njoftuar sot nga laboratorët holandez të cilët kanë konfirmuar se kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga Lia e majmunëve.

Rasti u konstatua më 3 qershor ku një 61-vjeçar nga komuna e Dragashit ju drejtua spitalit të Prishtinës ku simptomat e tij të linin të dyshohej se ishte prekur nga lija e majmunit ndaj dhe ju mor mostër nga lëkura për t'u dërguar në Holandë.

MSH dhe IKSHPK ka rekomanduar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave paraprake  kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.

lija e majmunit ne kosove

Sondazh

Poll