Bota

Sulm në Meksikë, plagosen 2 policë dhe vdesin 10 persona të bandës 

Sulmi ndodhi në Meksikë afër kryeqytetit Mexico City

15 Qershor 2022, 13:05 Nga d.d
Sulm në Meksikë, plagosen 2 policë dhe vdesin 10 persona të
Foto ilustruese

MEKSIKË- Disa persona të armatosur kanë sulmuar forcat e policisë në Meksikë. Si pasoj e këtij sulmi u plagosën 3 policë dhe vdiqën 10 autorë të sulmit. Sulmi ndodhi në Meksikë afër kryeqytetit Mexico City.

Sipas mediave të huaja, Zyra e prokurorit të Shtetit të Meksikës tha se gjatë një operacioni në komunën e Texcaltitlan “një grup i armatosur rëndë sulmoi” forcat e  sigurisë.

Dhuna në Meksikë u rrit pasi ish-presidenti Felipe Calderon dërgoi ushtrinë në rrugë për të luftuar trafikantët e drogës në vitin 2007, duke shkaktuar një valë tensioni.

Forcat e sigurimit të shtetit sekuestruan nga personat e sulmit 20 armë, gëzhoja, pesë automjete, jelek antiplumb, uniforma të stilit ushtarak dhe pajisje komunikimi.

 

 

meksike sulm ne meksike

Sondazh

Poll