Bota

"Ne jemi dëshmitarë të ferrit të shkatërrimit të luftës," Abazoviç i 'tronditur' nga gjendja në Ukrainë

15 Qershor 2022, 13:05 Nga d.a
"Ne jemi dëshmitarë të ferrit të shkatërrimit
Rama dhe Abazoviç

UKRAINË- Kryeministri Dritan Abazoviç mbërriti në Ukrainë me homologun e tij shqiptar Edi Rama, me ftesë të Presidentit Volodomir Zelenskyy.

Pasi mbërritën në Kiev, Rama dhe Abazoviç shkuan në Borodyanka. Pas Borodjankës, zyrtarët vizituan edhe qytetin e Irpin.

"Ne jemi dëshmitarë të ferrit të shkatërrimit të luftës," shkroi Abazoviç në Facebook pasi mbërriti në atë qytet.

"Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare," tha kryeministri malazez.

Siç tha ai, në Irpin janë shkatërruar 1100 familje dhe qytetarët kanë lënë kryesisht shtëpitë e tyre, infrastruktura është shkatërruar.

"Ne vizituam gjithashtu qytetin #Irpin ku u shkatërruan 1100 familje. Qytetarët janë larguar kryesisht nga shtëpitë e tyre, infrastruktura është shkatërruar… Ne simpatizojmë Ukrainën për humbjet e shumta të jetës dhe vuajtjet që kanë kaluar prej muajsh.Paqja nuk ka çmim"-shkroi ai në Twitter.

Abazoviç ka deklaruar më herët në Twitter se ka ardhur në Kiev me Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e Ukrainës në mbrojtjen e të drejtës për liri. 

Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë. Rreth mesditës, Rama dhe Abazoviç pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyyn, ndërsa do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp. Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko. Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

dritan abazoviç ne ukraine edi rama ne ukraine

Sondazh

Poll