Aktualitet

Dhunoi babain dhe e la me dëme të shumta në trup, arrestohet 36-vjeçari në Peshkopi

I riu, i identifikuar me A.Xh. u arrestua në flagrancë, ndërsa të atit 63-vjeçar i ka shkaktuar dëmtime në trup.

15 Qershor 2022, 11:58 Nga k.m.
Dhunoi babain dhe e la me dëme të shumta në trup, arrestohet
Foto ilustruese

PESHKOPI- Një 36-vjeçar është arrestuar në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. I riu, i identifikuar me A.Xh. u arrestua në flagrancë, ndërsa të atit 63-vjeçar i ka shkaktuar dëmtime në trup.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasi A. XH., 36 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 63-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të trup,”- njofton policia.

peshkopi dhune ne familje

Sondazh

Poll