Bota

LUFTA/Rusia kërkon zbrapsjen e ukrainasve nga Sievierodonetsk, 500 civilë tentojnë largimin

Rreth 500 civilë janë bllokuar së bashku me ushtarët brenda uzinës Azot, një fabrikë kimike në Sievierodonetsk, po përgatiten të largohen

15 Qershor 2022, 08:16 Nga d.d
LUFTA/Rusia kërkon zbrapsjen e ukrainasve
Foto ilustruese

UKRAINË-Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 112, dhjetra civilë vdesin çdo ditë nga sulmet e trupave rusPresidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se rezultati i betejës për rajonin e Donbasit do të përcaktojë rrjedhën e luftës.

Rreth 500 civilë janë bllokuar së bashku me ushtarët brenda uzinës Azot, një fabrikë kimike në Sievierodonetsk, po përgatiten të largohen nga qyteti përmes një korridori humanitar këtë mëngjes.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jens Stoltenberg , tha se Nato duhet të krijojë "gatishmëri edhe më të lartë" dhe të forcojë aftësitë e saj të armëve përgjatë kufirit të saj lindor. Papa Françesku tha se pushtimi i Ukrainës nga Moska ishte " ndoshta i provokuar disi”.

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy papa françesku jens stoltenberg

Sondazh

Poll