Bota

Sot hapet korridori humanitar i parë në Severedonetsk

Moska u ka bërë thirrje forcave ukrainase në uzinën kimike Azot të dorëzohen

15 Qershor 2022, 12:17 Nga d.d

 

Sot hapet korridori humanitar i parë në Severedonetsk
Foto ilustruese

 

UKRAINË- Rusia ka njoftuar se sot do të hapet një korridor humanitar në Severodonetsk, për 12 orë. Korridori do të shërbej për të zhvendosur civilët në veri në territoret e pushtuara.

Sipas Sky News, Severodonetsk është përballur me sulmet e vazhdueshme të forcave ruse gjatë javëve të fundit ndërsa rreth 80% e zonës tani kontrollohet nga Moska.

Ndërkohë, Moska u ka bërë thirrje forcave ukrainase në uzinën kimike Azot të dorëzohen. Rreth 12,000 persona kanë mbetur të bllokuar, duke përfshirë disa qindra që janë të strehuar në uzinë.

Severodonetsk është shkëputur kryesisht nga pjesa tjetër e Ukrainës pasi forcat ruse shënjestruan tre ura kryesore që e lidhin atë me rajonin e Luhanskut.

Sot lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 112. Sulmet ruse ndaj ukrainasve po shtohen dita ditës. Me dhjetra ushtarë dhe civilë vdesin nga sulmet. Rreth 500 civilë janë bllokuar së bashku me ushtarët brenda uzinës Azot.

lufta ukraine-rusi severodonetsk

Sondazh

Poll