Bota

Charles Michel në Kosovë: Shpresoj që më 23 qershor të nisë procesi për liberalizimin e vizave

Michel tha se shtetet e BE-së duhet të vendosin veç e veç për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën ku shprehu dhe njëherë mbështetjen e tij për hapjen e procesit.

15 Qershor 2022, 12:53 Nga d.a
Charles Michel në Kosovë: Shpresoj që më 23 qershor të
Charles Michel dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel në një konferencë për shtyp me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani tha se në takimin e rradhës që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor shtetet anëtare mund të kenë ndryshime në pikëpamjet e tyre sa i përket liberalizmit të vizave për Kosovën.

Michel tha se shtetet e BE-së duhet të vendosin veç e veç për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën ku shprehu dhe njëherë mbështetjen e tij për hapjen e procesit.

Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini se shtetet e BE-së duhet të vendosin një nga një për këtë çështje. Në javën e ardhshme do të kem kënaqësinë që të takoj 27 liderët e BE-së dhe do ta kemi mundësinë që të ndryshojmë edhe pikëpamjet për vendimet tona në të ardhmen”, u shpreh Michel.

Ndërkohë Osmani tha se aktualisht qeveria e Kosovës është në kontakt me të gjitha shtetet e BE-së dhe nëse merret vendimi për heqjen e vizave në takimin e 23 dhe 24 qershorit është vullneti individual i tyre.

Jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare vec e vec, punojmë intesnivisht për të trajtuar cfarëdo pyetje apo shqetësimi që shtetet mund ta ketë. Kosova i ka plotësuar vërtet tashmë, është rikonfirmuar kjo.së fundi edhe vetë rezoluta e PE dje, është vullnet e PE që të gjitha shtetet të të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosoën. Që të merret një vebndim dhe ti vihet fundi kësaj padrejtësie të madhe dhe të thellë. Por nëse kjo ndodh më 23 qershor është vullnet individual i shteteve anëtare të BE-së, vullnet që shpresojmë ta shprehin pro liberalizimit. Ka akoma disa shtete që po presim përgjigje përfundimtare, prandaj do të varët shumë prej qëndrimit të tyre”, u shpreh Osmani.

Më 23 dhe 24 qershor do të mbahet takimi i rradhës i Këshillit të BE-së, e cila do të jetë e fundit nën presidencën franceze, ku pritet që përpos liberalizimit të vizave të diskutohet dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritate për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

charles michel ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll