Aktualitet

25 pasuri i kalojnë shtetit/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin ndaj Gazmend Mahmutajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u sekuestroi 22 nga 25 pasuri që kishin në total.

15 Qershor 2022, 11:36 Nga k.m.
25 pasuri i kalojnë shtetit/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin
Gazmend Mahmutajt

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të deputetit të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Kasem Mahmutaj dhe vëllait të tij Gazmend Mahmutajt. Më shumë se 1 muaj më parë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u sekuestroi 22 nga 25 pasuri që kishin në total.

Ky vendim ka ardhur pas një hetimi të kryer nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbi pasuritë e vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i dënuar gjatë vitit 1993 për akuzën e shfrytëzimit të prostitucioni në Itali dhe ish-subjekt i operacionit Forca e Ligjit.

Për pasojë 22 pasuri të tre vëllezërve Mahmutaj, mes te cilave ndodhen edhe të deputetit të PD-së, janë sekuestruar. Vetë deputeti Kasëm Mahmutaj është shprehur se gjithçka në jetën e tij e ka arritur me punë. Ai ka shtuar se nuk ka asnjë lidhje me të shkuarën e të vëllait të tij dhe se çdo pronë e ka blerë me sakrificat e tij, të bashkëshortes e fëmijëve. Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me këtë vendim. 

kasem mahmutaj gazmend mahmutaj

Sondazh

Poll