Aktualitet

Bojkoti i seancave gjyqësore/ Avokati Vishaj: Pajtohem me shqetësim, greva nuk është zgjidhje

Vishaj pohoi se harta e re gjyqësore redukton ndjeshëm numrin e gjykatave të shkallës së parë dhe Apelet e se pajtohet me shqetësimin që kanë ngritur kolegët e tij

15 Qershor 2022, 11:53 Nga A.B
Bojkoti i seancave gjyqësore/ Avokati Vishaj: Pajtohem me shqetësim,
Saimir Vishaj

TIRANË- Avokati Saimir Vishaj ka dalë kundër bojkotimit të seancave gjyqësore, vendim ky që u mor nga avokatët në mbarë vendin. Për mediat, para Gjykatës Speciale, Vishaj pohoi se harta e re gjyqësore redukton ndjeshëm numrin e gjykatave të shkallës së parë dhe Apelet e se pajtohet me shqetësimin që kanë ngritur kolegët e tij. Mirëpo, ai shton se greva nuk është mjeti i duhur për të arritur qëllimin. 

 “Pajtohemi me shqetësimin që kanë të gjithë kolegët tanë por mendoj se greva nuk është mjeti për të realizuar qëllimin. Dhoma e Avokatëve i ka të gjitha mundësitë, mjetet e aksesin për tu drejtuar në Gjykatën Kushtetuese. Ne me grevën nuk nënkuptojmë të jenë ditë pushimi. Do u përgjigjem interesave të klientëve tanë që kanë paguar për të marrë shërbimin. Rruga nuk është zgjidhje. Ka vend që Dhoma e Avokatisë të bashkëpunojë me KLGJ. Ka vend për shqetësim por mjeti më i mirë është ankimimi në Kushtetuese"- tha Visha. 

Sot është dita e dytë e bojkotit në Gjykata. Në të gjithë vendin ka nisur bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Në kundërshti të hartës së re gjyqësore, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore. Për të shprehur kundërshtinë e tyre, avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përveç atyre ku jepen masat e sigurisë për personat që kanë marrë në mbrojtje ligjore. Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia u shpreh bojkoti po funksionon në të gjitha gjykatat në rang vendi, ndërsa shtoi se dërgimi i çështjes në Gjykatë Kushtetuese nuk është vendosur, pasi ka bindjen se qeveria do të reflektojë në kërkesat e tyre.

SI DO JETË HARTA E RE?

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend, ndërsa i vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

harta e re gjyqesore saimir vishaj

Sondazh

Poll